Fundori i Bashkimit, Valon Bunjaku, është basketbollisti më i mirë i xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës.
Bunjaku të dielën e udhëhoqi Bashkimin drejt fitores bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit.
Ai i kishte 27 pikë e katër asistime. Kishte paraqitjen më të mirë individuale këtë xhiro, në bazë të të dhënave statistikore.
Në pesëshen më të mirë të xhiros kanë zënë vend edhe Jayveous Mckinnis i Bashkimit, Tristan Ipke i Pejës, Jericole Hellems i Vëllaznimit dhe Daniel Lekndreaj i Sigal Prishtinës.