Sasha Jankoviq është emëruar trajner i ri i Bashkimit. Trajneri kroat është prezantuar të martën mbrëma nga skuadra elitare e basketbollit kosovar.
“Trajneri kroat ka drejtuar gjatë dy viteve të fundit ekipin BC Prievidza në Superligën sllovake, ku këtë sezon ka garuar në FIBA Europe Cup, në fazën e grupeve”, shkruan në njoftimin e Bashkimit.
Skuadra nga Prizreni është në vendin e dytë me 19 fitore e pesë humbje. Ka rekord të barabartë me vendin e parë që mbahet nga Trepça.