Luftëtari shqiptar i arteve marciale të përziera (MMA), Bernardo Sopaj, ka shënuar fitoren e tij të parë në UFC. 

Sopaj të shtunën mbrëma në Ingle]ood të SHBA-së, mposhti Ricky Turciosin me vendim unanim pas tri raundeve. 

Sopaj lufton në kategorinë bantam. Ai kishte debutuar në UFC në mars të vitit të kaluar ku u mposht me nokaut në raundin e tretë nga braziliani Vinicius Oliveira. 

“Ricky ka ritëm të lartë. Por u lodh më tepër se unë”, tha Sopaj në konferencë. 

Ai tha se dëshiron të ketë sa më tepër lufta që të jetë e mundur këtë vit. Tri së paku këtë vit. 

“Dua që të marrë rripin e kampionit në UFC shumë shpejt”, tha Sopaj, që shtoi se synim e ka të bëhet kampion dhe se nuk është vetëm për pjesëmarrje në serinë më të madhe të MMA-t.