Marco Odermatt e ka fituar një tjetër garë në Kupën e Botës në skijim alpin.

Të shtunën në Wengen të Zvicrës, zvicerani Odermatt fitoi në disiplinën e lëshimit.

Ylli i skijimit, 27-vjeçari Odermatt, e mbylli garën me kohën prej 2:22.58 minuta.

Me 37 të qindtat më i ngadalshëm ishte Franjo Von Allmen po ashtu i Zvicrës, kurse me 57 të qindtat vonesë i treti përfundoi slloveni Miha Hrobat.

Për Odermattin ishte fitorja e katërt në katër garat e lëshimit në këtë sezon. Ndërkohë, Von Allmen ka përfunduar i dyti në tri raste.

Afro 40 mijë shikues të zjarrtë ishin mbledhur për ta parë nga afër këtë garë, që është vlerësuar si njëra prej më të mirave në gjithë sezonin.

Gara e ardhshme do të organizohet në Austri të shtunën e ardhshme.