Hokejisti shqiptar Arbër Xhekaj (Montreal) ka pasur një rrahje spektakolare me Matt Rempe (NY Rangers), në ndeshjen e ligës NHL të hokejit mbi akull.
Dy hokejistët janë gjigantë, ndërsa hoqën dorezat dhe nisën rrahjen tipike të hokejit mbi akull. U shkëmbyen disa goditje para se Xhekaj të rrëzonte kundërshtarin në akull dhe të festonte fitoren derisa tifozëria brohoriste.
“Kur i shoh shokët e skuadrës duke rrahur akullin me shkopa për të më uruar dhe dëgjoj turmën duke brohoritur, i them vetes se nuk e kam bërë për asgjë dhe se kam ndihmuar ekipin tim”, tha Xhekaj pas ndeshjes.
“Këto janë momentet e mia të preferuara në zënkë”.
Skuadra e shqiptarit ishte duke humbur në momentin e rrahjes, por më pas ndryshoi rrjedha. Fitoi në fund.
“Unë po kërceja, isha shumë i entuziazmuar”, ka thënë Juraj Slavkosky, bashkëlojtar i Xhekajt. “Ajo që ndodhi na dha momentin”, ka shtuar ai.
Video: