Sot mbushen 67 vite nga tragjedia ajrore e Mynihut, një nga momentet më të errëta në historinë e futbollit. Arsenal ka shprehur solidaritetin e tij me Manchester United dhe të gjithë ata që u prekën nga kjo ngjarje tragjike.
Në një mesazh prekës, klubi londinez shkroi:
“Sot jemi me mendje dhe zemër me @ManUtd dhe të gjithë ata që u prekën nga tragjedia ajrore e Mynihut. Gjashtëdhjetë e shtatë vjet. Kurrë të harruar.”
Tragjedia e 6 shkurtit 1958 mori jetën e 23 personave, përfshirë lojtarë, gazetarë dhe anëtarë të stafit të Manchester United. Kujtimi i tyre vazhdon të jetojë në zemrat e tifozëve dhe komunitetit të futbollit.