Skitari Drin Kokaj ka siguruar një vend për garën kryesore të sllallomit të madh të Kampionatit Botëror në skijim alpin që po mbahet në Saalbach të Austrisë.
Kështu ka njoftuar të enjten Federata Skitare e Kosovës.
“Gara kualifikuese e sllallomit të madh për meshkuj në Kampionatin Botëror ‘Saalbach 2025’ përfundoi sot, ku Drin Kokaj arriti të sigurojë një vend në garën kryesore të sllallomit të madh që mbahet nesër. Klos Vokshi tregoi një paraqitje të mirë duke përfunduar të dyja lëshimet, por për shkak të kuotave të FIS, vetëm një garues nga Kosova kishte të drejtë të kalonte në garën finale. Ndërkohë, Arbi Pupovci doli nga shtegu gjatë lëshimit të parë dhe nuk e përfundoi garën”, ka shkruar Federata Skitare e Kosovës.
Të tre garuesit do të garojnë në garën e sllallomit më 16 shkurt.