Përfaqësuesja e Kroacisë në basketboll për herë të parë nuk është kualifikuar për Kampionat Evropian.
Kroacia të premten u mposht 83:80 nga Franca në Zarë dhe tashmë nuk ka gjasa të dal në vendin e dytë në grup. Nga grupi ku është Kroacia janë kualifikuar Franca dhe Bosnjë-Hercegovina.
Ndeshja është zhvilluar në atmosferë të zjarrtë, ndërsa përkrahja e madhe nga tifozët nuk u ka kryer punë kroatëve.