Karateistja e re, Lijana Iseni ka arritur sukses të madh. Ajo u rendit e dyta në Kampionatin Evropian për grupmosha të reja. 

Ne Bielsko-Biala të Polonisë po mbahet Kampionati Evropian për kadetë, juniorë dhe garues të grupmoshës U21.

Iseni, që është pjesë e klubit ferizajas Sharri, garoi në kategorinë deri 61 kilogramë te kadetet. Të dielën paradite u paraqit në finale, ndërsa pësoi nga danezja Hanhan Bath Soendergaard (9:1). 

Karateistja kosovare ka kërkuar vazhdimisht goditjet, lufta ishte e fortë, por më efikase ishte danezja.

Deri në finale Iseni i kishte pesë fitore. Finalen e siguroi të premten. Mposhti karateiste nga Norvegjia, Polonia, Gjermania e Sllovenia.