Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, nuk është paraqitur për herë të dytë rresht tek Ipswich Towni në Premier League.
Ipswich Towni të shtunën mbrëma u mposht nga Tottenham Hotspori në shtëpi me rezultatin 4:1 ndërsa Muriq mbeti në bankën e rezervistëve.
Ai nuk u aktivizua as në ndeshjen e xhiros së kaluar në barazimin ndaj Aston Villas.
Ndeshja Ipswich – Tottenham i takoi javës së 26-të të elitës së futbollit anglez.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Brennan Johnson në minutën e 18-të.
Johnson tetë minuta më pas shënoi sërish për 2:0.
Vendësit në minutën e 36-të e ngushtuan rezultatin me golin që e realizoi Omari Hutchinson.
Shënuesi i golit të tretë për Tottenhamin ishte Djed Spence në minutën e 77-të.
Dejan Kulusevski e shënoi golin përfundimtar në minutën e 84-t.
Tottenhami ka 33 pikë dhe është në vendin e 12-të.
Ipswichi renditet në pozitën e 18-të me 17 pikë.