Skuadra e volejbollit Skenderaj është përforcuar me brazilianen, Gabrielle Fernandes Dos Santos.

Volejbollistja nga Brazili më herët ka luajtur në Kosovë. Është paraqitur për Prishtinën, ndërsa është paraqitur edhe për disa klube tjera.

“Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se KV Skenderaj ka arritur marrëveshje me lojtaren cilësore nga Brazili. Gabi luan në pozitën e pranueses e cila do të ofroj shumë siguri dhe cilësi në skuadrën tonë. Gabi vjen me një eksperience të madhe nga shumë klube”, shkruan në njoftimin e Skenderajt.