Kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça, me marrëveshje të dyanshme i ka ndarë rrugët me basketbollistin amerikan, Malik Johnson.
Johnson iu bashkua Trepçës më 31 korrik të vitit të kaluar.
Më herët ka luajtur edhe për Vevey Rivieran dhe Brose Bambergun.
“Klubi ynë dhe Malik Johnson kanë vendosur me marrëveshje të përbashkët të ndajnë rrugët. E falënderojmë për kontributin e tij gjatë kohës që ishte pjesë e ekipit dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive”, ka shkruar Trepça të shtunën në rrjetet sociale.
Trepça të mërkurën mbrëma e fitoi Kupën e Kosovës për edicionin 2024/2025.
Në finale e mposhti Bashkimin e Prizrenit me rezultatin 85:79.