Pas dy barazimeve radhazi me Bayern Munchenin dhe Wolfsburgun, Bayer Leverkuseni është kthyer te fitorja në Bundesligë.

Leverkuseni të shtunën pasdite si mysafir e mposhti Holstein Kielin me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës gjermane.

Patrik Schick realizoi për 1:0 në minutën e nëntë me asistimin e Amine Adlis.

Adli e realizoi golin përfundimtar në minutën e 45-të.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Leverkuseni zë vendin e dytë me 50 pikë. Lider është Bayerni.

Kieli është në pozitën e fundit me 13 pikë.Rrezikon rënien nga liga.