Futbollisti i krahut, Hasan Deshishku, ka shkëlqyer të mërkurën duke shënuar dy gola për Austrinë U17 ndaj Gjermanisë, në ndeshjen e parë të Grupit 2 kualifikues për “Euro 2025”.
Ndeshja e zhvilluar në Merida të Spanjës nikoqire u mbyll 2:2.
Në këtë grup është edhe Norvegjia.
Deshishku golin e parë e shënoi në minutën e 16-të me gjuajte të saktë nga zona.
17-vjeçari realizoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e 22-të.
Ai luajti deri në minutën e 81-të, ndërsa Yll Gashi te Gjermania u zëvendësua në minutën e 55-të.
Nikoqire e Evropianit 2025 për grupmoshën U17 është zgjedhur Shqipëria.
Fituesit e shtatë grupeve sa janë gjithsej i bashkohen Shqipërisë në turneun që organizohet nga 19 maji deri më 1 qershor.



























