(E përditësuar) – Parisi ka dominuar plotësisht në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Liverpoolit.
Rezultati megjithatë mbetet 0:0.
Kjo është kryesisht meritë e portierit të Liverpoolit, Alisson Becker, që bëri disa pritje vendimtare në 45 minutat e parë të takimit në “Parkun e Princave”.
PSG-ja po dominon plotësisht ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Champions.
Parisienëve u është anuluar një gol për ofsajd, por sulmet e tyre vazhdojnë.
Rezultati megjithatë mbetet 0:0 pas gjysmë ore lojë.



























