Pesë minuta pasi ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Feyenoord – Inter, skuadra italiane e ka shënuar edhe golin e dytë. 

Lautaro Martinez realizoi pas gjuajtjes së fuqishme nga zona për 2:0.


Interi shkon në pushim me golin e Thuramit

Pjesa e parë e ndeshjes Feyenoord – Inter është mbyllur me epërsinë e një goli në të mirë të skuadrës italiane. 

Golin e vetëm e shënoi Marcus Thuram me asistim të Nicolo Barellas, në minutën e 38-të. 

Në qendër të mesfushës tek Interi, titullar ka qenë mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.


Interi në epërsi

Skuadra e Interit ka kaluar në epërsi në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Feyenoordit. 

Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam. 

Golin për 1:0 në të mirë të skuadës italiane e shënoi sulmuesi Marcus Thuram, në minutën e 38-të. 

Ai realizoi me asistim të Nicolo Barellas.