Polemikat rreth lojtarëve që zgjedhin mes Shqipërisë dhe Kosovës vazhdojnë, dhe kësaj radhe në qendër të vëmendjes është Dion Gallapeni. Pas vendimit të bujshëm të Etnik Brrutit për të lënë Kosovën dhe t’iu bashkuar Shqipërisë, trajneri i U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka zbuluar një situatë të pazakontë me Gallapenin.

“Dion Gallapeni është një lojtar i talentuar. Më tha se do të vinte të luante për Shqipërinë. Ai dorëzoi dokumentet një javë më parë – i kam në zyrë. Por pas kësaj, ai ndaloi së përgjigjuri në telefon,” tha Bushi.

Ky deklarim ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e Gallapenit, i cili u ftua nga Franco Foda për ndeshjen vendimtare të Kosovës ndaj IslandësLigën e Kombeve.