Për teknikun brazilian, Thiago Motta, ndeshja ndaj Genoas më 29 mars mund të jetë e fundit në krye të shtabit teknik të gjigantit italian, Juventus.

Motta së shpejti pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të Juventusit.

“Zonja e Vjetër” pritet ta emërojë kroatin Igor Tudor trajner të ri të skuadrës.

Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë kurse dështoi në Superkupë të Italisë.

Në Serie A pas 29 ndeshjeve të zhvilluara ka 52 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.

Juve po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, por kjo nuk mjafton për drejtuesit e klubit.

Mediumet italiane kanë raportuar të dielën se 46-vjeçari Tudor do të nënshkruajë kontratë deri në fundin e edicionit aktual, me opsionin e vazhdimit.

Tudor së fundi e ka drejtuar Lazion për tre muaj.

Ai më herët ka punuar edhe si ndihmëstrajner te Juventusi.

Ka drejtuar edhe skuadra si Marseille, Verona, Galatasaray, Udinese dhe Hajdukun e Splitit.