Në një përballje të shumëpritur të Ligës së Kampionëve, Arsenali tregoi karakter dhe pjekuri taktike duke mposhtur Real Madridin 2-1 në “Bernabéu”, duke e mbyllur përballjen me rezultatin e përgjithshëm 5-1.
Pjesa e parë nisi me shumë tension dhe polemika. Në minutën e 13-të, Arsenali fitoi një penallti pas një faulli në zonë, mirëpo Bukayo Saka e humbi mundësinë e artë, duke goditur dobët dhe lehtësuar pritjen e portierit të Realit.
Pak minuta më vonë, një tjetër moment kontroverse ndodhi kur Kylian Mbappé u ndal në zonë pas një ndërhyrjeje. VAR ndërhyri, por mbeti e paqartë nëse u sinjalizua pozicion jashtë loje apo u konsiderua ndërhyrje jo e mjaftueshme për penallti. Gjithsesi, loja vazhdoi pa penalti dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.
Pjesa e dytë foli vetëm për Arsenalin. Në minutën e 65-të, Saka rikuperoi gabimin e pjesës së parë duke e zhbllokuar rezultatin pas një asistimi të bukur nga Mikel Merino. Megjithëse Vinicius Junior barazoi rezultatin për Realin dy minuta më pas, londinezët nuk u dorëzuan.
Në kohën shtesë (90+3’), Gabriel Martinelli vulosi fatin e ndeshjes me një gol të bukur, sërish nga një pasim i Merinos, duke i dhënë Arsenalit një fitore të madhe 1-2 në tokën spanjolle.
Me këtë triumf, Arsenali siguron një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain, në një duel që pritet të jetë i jashtëzakonshëm dhe vendimtar për finalen e madhe të Champions League.




























