Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës. Disa pozita janë sqaruar, ndërsa në xhiron e fundit do të vendoset për skuadrën që zë vendin e tretë dhe do t’i bashkohet Ballkanit në Ligën e Konferencës. Në garë për këtë pozitë janë Malisheva dhe Gjilani. Drita veçse është shpallur kampion. Në xhiron e fundit do të vendoset mes Llapit dhe Suharekës se cila do të luajë në barazh dhe cila do t’i bashkohet Feronikelit në një ligë më poshtë. Raportet e ndeshjeve mund t’i gjeni këtu

Tabela pas xhiros së 35-të: