Skitarja Lara Gut-Behrami kishte dhënë sinjale se do të pensionohej, dhe një gjë e tillë tashmë është konfirmuar.

Ajo do të pensionohet nga sporti i skijimit pas sezonit të ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur në një intervistë që ajo e ka dhënë për “Tagesanzeiger”, shkruan “Srf.ch” të mërkurën.

Lojërat Olimpike Dimërore 2026 që do të organizohen në Milano dhe Cortina, do të jenë të fundit për Gut-Behramin, që është prej skitareve më të suksesshme.

Më pas ajo do ta vazhdojë jetën në Londër.

Gut-Behrami është bashkëshortja e ish-futbollistit, Valon Behrami.

Behrami ka fituar punë te Watfordi si drejtor teknik.

Watfordi bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez, ndërsa Behrami ka qenë në të kaluarën pjesë e kësaj skuadre.

Lara Gut-Behrami ka 48 fitore në garat e Kupës së Botës.

Në Cortina do të garojë për medaljen e katërt Olimpike.