Tirana është veshur kuqezi ndërsa na ndajnë mbi tri orë e gjysmë deri te nisja e ndeshjes eliminatore për Evropianin në futboll në mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Tifozë të shumtë të veshur me ngjyra kuqezi dëgjohen duke kënduar këngë patriotike.  Rrugët drejt stadiumit janë të mbyllura.

Ndërkohë në pikat kufitare janë raportuar radhë të gjata.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, që luhet në “Air Albania” në Tiranë, nisë nga ora 20:45.