Linku për të ndjekur LIVE eventin e organizuar në Prishtinë👇🏼:

Kliko këtu👉🏼 IESF Kampionati Evropian Esports 2025 – Dita 1

Shiko live Kampionatin Evropian të Esports të organizuar në Kosovë, Prishtinë. Kampionat në të cilin po marrin pjesë aktualisht 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës, ndeshjet të cilat do të zhvillohen në Palestrën Sportive “1 Tetori”. Kosova jo vetëm që do të jetë mikpritëse, por edhe do të përfaqësohet me ekipin e saj kombëtar.
Ky kampionat organizohet nga Federata Esports Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndeshja e parë u zhvillua mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Çeke, në të cilën fitoi ekipi ynë me rezultat të thellë 2-0.
Për ekipin e Kombëtares së Kosovës po marrin pjesë SENER1, Gxx, Sinnopsyy, Juanflatroo dhe Krabeni. Kosova në ditën e dytë të Kampionatit e pret Danimarkën në ora 17:00.