Kosovare Asllani ka regjistruar një asistim të dielën për skuadrën London City Lionesses.

Por, asistimi i saj nuk mjaftoi.

Skuadra e Asllanit pësoi disfatë të thellë 5:1 nga Manchester Unitedi, në kuadër të xhiros së dytë të elitës angleze për futbolliste.

Asllani asistoi në golin për 4:1, në minutën e 76-të.

Ajo e ka edhe një gol të shënuar në xhiron e parë.