Austria ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të martën mbrëma. Austriakët fituan në udhëtim ndaj Bosnjë-Hercegovina me rezultat 2:1. Ishte derbi i grupit H kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Marcel Sabitzer shënoi golin e epërsisë në minutën e 49-të. Edin Xheko barazoi rezultatin një minutë më vonë, ndërsa fitoren austriakëve ia siguroi në minutën e 65-të, Konrad Laimer.

Me fitore, Austria barazoi Bosnjë-Hercegovinën me pikë. Të dyja përfaqësueset kanë nga 12 pikë, por Austria ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Pra i ka katër ndeshje, ndërsa Bosnjë-Hercegovina pesë.