Franca ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë ndaj Islandës në “Parkun e Princave” në Paris.

Franca fitoi 2:1 ndaj Islandës, në ndeshjen që i takoi grupit D kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Andri Gudjohnsen shënoi golin e parë në minutë ne 21-të, ndërsa në fund të pjesës së parë, Kylian Mbappe barazoi shifrat në 1:1. Ai shënoi gol nga penalltia, derisa goli i realizuar në minutën e 62-të nga Bradley Barcola ia siguroi fitoren francezëve. Aurelien Tchouameni në minutën e 68-të u ndëshkua me karton të kuq.

Franca është e para me gjashtë pikë, Islanda e dyta me tri pikë. Ukraina dhe Azerbajxhani kanë nga një pikë.