Mediumet në Angli kanë shkruar të mërkurën se Barcelona është e gatshme të shpenzojë para në transferimin e plotë të sulmuesit Marcus Rashford.

Sulmuesi anglez, i cili aktualisht është i huazuar nga Manchester Unitedi deri në fund të sezonit, pritet që në verën e vitit të ardhshëm të transferohet për 30 milionë euro.

27-vjeçari ka pasur paraqitje të mira në Spanjë.

Në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Neëcastle Unitedit, Rashford realizoi dy supergola.