Mesfushori i Barcelonës, Gavi, mund të mungojë për pesë muaj pasi është operuar në gju.

21-vjeçari luajti në dy ndeshjet e para të Barcelonës, para se të lëndohej rëndë në gjurin e këmbës së djathtë në stërvitje, në muajin gusht.

BBC ka shkruar të mërkurën se Gavi nuk e ka lënduar ligamentin kryqëzor, ndërsa operimi është bërë për të riparuar një pjesë të dëmtuar në gju.

Gavi u bë futbollisti i katërt më i ri në moshë në histori të Barcelonës, kur debutoi në vitin 2021.

Ai i ka realizuar 10 gola në 155 ndeshje, dhe i ka fituar pesë trofe.

Mesfushori mungoi 11 muaj pasi u operua në ligamentin kryqëzor, kur u lëndua sa ishte te Spanja në nëntor të vitit 2023.