Atleti suedez Armand Duplantis ka vendosur rekord tjetër të botës në kërcim me purtek. Duplantis të hënën në finale në Botërorin në Tokio kërceu 6.30 metra, duke u bërë atleti i parë që kalon këtë lartësi. 

Ai fitoi të artën, ndërsa greku Emmanouil Karalis që doli i argjendtë kërceu 6 metra. Të bronztën e fitoi australiani Kurtis Marschall me kërcim 5.95 metra. 

Duplantis 25-vjeçar ka vendosur 14 rekorde të botës në kërcim me purtek. 

Për të është medalja e tretë e arta e botës e fituar. Ka edhe një të argjendtë. Ka edhe dy medalje të arta olimpike e tre të arta evropiane.