Gjermania i ka nisur me humbje kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Gjermanët humbën në udhëtim nga Sllovakia me rezultat 2:0 të enjten mbrëma.
Kjo ndeshje i takon Grupit A.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi David Hancko i Sllovakisë. Ai realizoi golin e vetëm në minutën e 42-të.
Sllovakët shënuan edhe një tjetër gol në pjesën e dytë.
Në minutën e 55-të golin që vulosi fitoren 2:0 për Sllovakinë e shënoi David Stelec.



























