Sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah, ishte i saktë nga penalltia në minutën e 93-të dhe ia siguroi pikët e plota kampionit të Anglisë.

Me rezultatin 1:0, Liverpooli fitoi në udhëtim te Burnley i Armando Brojës, që luajti me një lojtar më pak në fushë në dhjetë minutat e fundit.

Ndeshja e zhvilluar të dielën i takoi xhiros së katërt të Premier Leagues.

Lesley Ugochukëu u përjashtua nga loja te vendësit në minutën e 84-t.

Në shtesë, Liverpooli fitoi penallti pas prekjes me dorë të Hannibal Mejbrit.

Salah ishte i pagabueshëm për fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura.

Sulmuesi i Shqipërisë, Broja, u inkuadrua në minutën e 89-të.

Liverpooli prinë në tabelë me 12 pikë, tri më shumë se Arsenali, Tottenhami e Bournemouthi.
Burnley mbetet me tri pikë në pozitën e 17-të.