Shumë mediume italiane kanë shkruar të premten se trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk pritet ta ndryshojë sistemin e lojës ndaj Cremoneses.

Ndeshja Cremonese – Juventus luhet të shtunën nga ora 20:45.

Spalletti u zyrtarizua të enjten mbrëma si trajner i ri i Juventusit, në vend të të shkarkuarit Igor Tudor.

Sipas mediumeve italiane, Spalletti pritet të luajë sërish me tre mbrojtës, vendosje taktik të cilin e ka zbatuar edhe tekniku kroat, Tudor, që prej muajit mars.

Pas ndeshjes me Cremonesen, Juventusi do të luajë ndaj Sportingut në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.