Mario Mitaj me Al-Ittihadin janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Arabisë Saudite.
Al-Ittihadi të shtunën mbrëma në çerekfinale e eliminoi skuadrën e Al-Shababit duke e mposhtur me rezultatin, 4:1.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Mitaj, e regjistroi një asistim në fitoren e Al-Ittihadit.
Ai asistoi te goli për 4:1 të cilin e realizoi legjenda e Real Madridit, Karim Benzema, në minutën e 87-të. Mitaj në lojë u inkuadrua në minutën e 65-të.
Për 22-vjeçarin Mitaj ishte asistimi i parë këtë edicion. Ka edhe një gol të shënuar.



























