Francesco Totti ka treguar lojtarët më të mirë të Romës për çdo karakteristikë. Flamuri verdhekuq e ka bërë këtë në një video të publikuar nga influenceri jugkorean The_2top. Si zakonisht, përgjigjet kanë bërë të gjithë të pranishmit të buzëqeshin. Dhe Totti nuk ka munguar ta përmendë veten: “Këmbë e djathtë më e mira e skuadrës së Romës… a muj me qenë unë?”.

Më i miri me të majtën Salah, për shpejtësinë Gervinho: zgjedhja e tij

Intervistuesi i ka kërkuar Francesco Tottit të tregojë lojtarin më të mirë të Romës për karakteristika të ndryshme. E para kishte të bënte me këmbën e majtë. Pa asnjë dyshim: “Salah”. Për të djathtën u vetëpërmend. “Më i shpejti? Gervinho”. Ndërsa për driblimin vendosi të nominonte Antonio Cassano. Totti u vetëpërmend sërish duke treguar lojtarin më inteligjent. Ndërsa për “stamina” (zemër, fuqi) ka treguar De Rossi. Walter Samuel lojtarin më të fortë, ndërsa për finalizimin është treguar Gabriel Omar Batistuta. Në fund, Carletto Mazzone trajneri më i mirë sipas Tottit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 더투탑 / THE 2TOP (@the_2top)