Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar të premten në mbrëmje një pjesë të fjalimit të përzgjedhësit Franco Foda për futbollistët pasi “Dardanët” siguruan finalen e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.

Kosova të enjten fitoi 4:3 ndaj Sllovakisë dhe të martën e 31 marsit e pret në Prishtinë Turqinë. Fituesi shkon në Botëror.

“Tani është vetëm një hap më larg. Sot shijomë këtë moment. Ndërsa nga nesër fokusohemi tek Turqia. Forca”, dëgjohet Foda tek i motivon futbollistët.

Fjalimi i Fodës në zhveshtore