Holanda e ka fituar miqësoren me Norvegjinë, të zhvilluar të premten mbrëma. 

Holandezët në Amsterdam fituan 2:1, me rikthim të rezultatit. 

Andreas Schjelderup shënoi për epërsinë e norvegjezëve në minutën e 24-t, kurse golat nga Virgil van Dijk në minutën e 35-të dhe ai i Tijjani Reijndersit në minutën e 51-të, ia siguruan fitoren holandezëve.