Dion Gallapeni ka dëshmuar se sa vlenë, menjëherë pasi iu dha rasti i vërtetë nga skuadra polake Wisla Plock.
Wisla Plocku po fiton 2:1 në udhëtim ndaj Jagiellonias, në ndeshjen e xhiros së 26-të të elitës polake.
Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Gallapeni, startoi te mysafirët. Në minutën e shtatë u ndëshkua me të verdhë. Në minutën e 20-të asistoi në golin për 1:1 e në minutën e 33-të asistoi në golin për 2:1.
Lojtari i talentuar i Kosovës në dy ndeshjet e kaluara u mbajt në stol te Plocku, ku është i huazuar. Ai shkëlqen vazhdimisht te Kosova, por po ka telashe në Poloni. Dhe sonte po dëshmon se çka mund të bëjë.



























