Joan Laporta ka thënë se Barcelona do të jetë e pandalshme, pasi është rizgjedhur në postin e presidentit të klubit. Mandati i tij është pesëvjeçar.
Ai mori 68 për qind të votave, ndërsa e fillon mandatin e katërt, të dytin rresht, më 1 korrik.
“Ky vendim na bënë të pandalshëm. Askush nuk do të mund të na ndalë. Vite interesante janë para nesh. Do të jenë vitet më të mira në jetën tonë. Ky është klub i mahnitshëm, ku anëtarët zgjedhin presidentin dhe anëtarët e bordit të drejtorëve. Është klub unik në botë, vërtetë i jashtëzakonshëm”, ka theksuar Laporta.
Ai e drejtoi fillimisht klubin nga viti 2003 e deri në vitin 2010.
Në zgjedhjet presidenciale votuan 48 mijë e 500 anëtarë.



























