Manchester Unitedi nuk planifikon të heq dorë nga vendimi për të liruar mesfushorin brazilian Casemiro në fund të edicionit.
34-vjeçari njoftoi në janar se do të largohet nga klubi kur t’i përfundojë kontrata në verë. Ai paguhet nga Unitedi 350 mijë funte në javë.
Me gjithë paraqitjet e mira të Casemiros këtë edicion, Unitedi ka vendosur që mos t’i ofrojë kontratë të re ish-mesfushorit të Real Madridit, shkruan BBC. Te Manchester Unitedi vlerësojnë se paga e brazilianit është shumë e lartë për ta mbajtur atë tutje në skuadër.



























