Liria e Prizrenit e ka pësuar disfatën e parë nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi. Liria të dielën në Prizren pësoi disfatë nga Vushtrria me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 23-të të Ligës së Parë në futboll.
Golin e fitores për Vushtrrinë e shënoi Urim Statovci në minutë ne 61-të.
Ndeshja derbi e Ligës së Parë të Kosovës në futboll u zhvillua në praninë e rreth 6000 shikuesve. Tribunat e stadiumit “Përparim Thaçi” Prizren ishin të mbushura me shikues, ndërsa festa u takoi lojtarëve të Vushtrrisë.
Me fitoren ndaj Lirisë, Vushtrria është forcuar në vendin e parë me 50 pikë.
Liria mbetet me 45 pikë.



























