Cristiano Ronaldo është i lënduar. Por sipas raportimeve, ylli i Al Nassr, do të ftohet nga Portugalia për ndeshjen kundër Meksikës.
Ronaldo është në fazën e fundit të rikuperimit duke rritur gjasat që ai të paraqitet në ndeshjen miqësore kundër Meksikës më 29 mars.
Ronaldo më 28 shkurt pësoi lëndim të muskulit të këmbës së djathtë. Por ndonëse ende nuk është i gatshëm për lojë, Ronaldo do të marrë ftesë nga selektori, Roberto Martinez.
Porgugalia e publikon të premten listën për ndeshjen kundër Meksikës. Do të ftohen edhe Rafael Leao, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Vitinha dhe Paulinho.



























