Me dy gola të Mikel Oyarzabalit dhe një tjetër të shënuar nga Victor Munoz, Spanja ka shënuar fitore të lehtë e pa telashe ndaj Serbisë.
Miqësoren e zhvilluar të premten mbrëma në stadiumin e Villarrealit, Spanja e fitoi me rezultatin 3:0.
Sulmuesi i Real Sociedadit, Oyarzabal, realizoi në minutat 16 dhe 43, kurse sulmuesi i Osasunas, Munoz, e vendosi sfidën me golin e minutës së 72-të.




























