Gjigani gjerman, Bayerni, është dy gola larg rekordit në Bundesligë që është në fuqi prej 54 vitesh.

Rastin për të shkruar histori në Bundesligë, Bayerni e ka të shtunën ndaj St. Paulit.

Goli i fitores 3:2 ndaj Freiburgut javën e kaluar ishte i 100 i Bayernit në Bundesligë këtë edicion.

Deri në fund të edicionit aktual në Bundesligë kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Rekordi i të gjitha kohërave në pesë ligat më të mira të Evropës është 125 gola gjatë një edicioni. Këtë shifër rekorde e kishte arritur Torino në Serie A në sezonin me 40 ndeshje 1947/1948, shkruan “AP” të enjten.