Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini do të përballen nga ora 21:00 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e parë e fitoi PSG-ja me rezultatin 5:4.

Sonte, bavarezët dhe parisienët do të përballen mes vete për herën e 17-të në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munichu i ka nëntë fitore, ndërsa shtatë i ka PSG-ja.

Skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve do të luajë në finale ndaj Arsenalit më 30 maj në Budapest të Hungarisë.

Finalja e këtij edicioni, ndryshe nga herët e tjera, do të luhet nga ora 18:00.