Futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi pritet të largohet nga Barcelona pas problemeve me bordin e klubit.

Argjentinasi e ka njoftuar klubin se në fund të këtij sezoni ai do të largohet na Barcelona.

Ai është duke i lidhur me një kalim te Manchester City, por megjithatë ai vazhdon të mbajtë kontakte me klubin dhe zyrtarët e klubit.

Këtë e ka konfirmuar mesfushori holandez, Frenkie De Jong.

“Shpresoj që Messi të jetë akoma aty kur të kthehem, por kjo nuk varet nga unë. Ai është akoma në grupin e WhatsApp-it,”, tha mesfushori De Jong.