Goli i shënuar kundër Napolit në Ligën e Kampionëve, duket të jetë i fundit për Lionel Messin në fanelën e Barcelonës.
Më 8 gusht të këtij viti, Barcelona e mposhti skuadrën italiane Napoli në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-1.
Mbrojtësi Clement Lenglet dhe sulmuesi Luis Suarez, shënuan në këtë ndeshje.
Nuk mungojë as magjia e kapitenit Lionel Messi, i cili shënoi golin e dytë për Barcelonën.
Ky gol, ku argjentinasi dribloi mbrojtësit e Napolit dhe nga një pozitë mjaftë e vështirë mposhti portierin, po del të jetë i fundit në karrierën e tij me fanelën e Barcelonës.
Gjithmonë duke u bazuar në raportimet dhe dëshirën e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, për t’ u larguar nga Camp Nou.
Për të kanë shprehur interesim shumë skuadra, si Interi, Paris Saint-Germain e shumë të tjerë.
Mirëpo deri më tash favorit për të transferuar Messin në skuadër, duket të jetë Manchester City, që drejtohet nga ish-trajneri i Messit, Pep Guardiola./VAR Kosova/



























