Sulmuesi i Wolves, Adam Traore ka rezultuar negative në testin e fundit PCR të realizuar nga Kombëtarja e Spanjës.
Ai ditë më parë kishte dalë pozitiv, ku edhe u vet-izolua, por tani si duket spanjolli është gati të bëjë “magji” me Kombëtaren e tij, shkruan “VAR Kosova”.
Siç raporton “El Chiringito TV”, Traore u grumbullua sot me pjesën tjetër të futbollistëve të Spanjës pasi rezultoi negative me Covid-19.
Kujtojmë se ai dje nuk ishte i grumbulluar me Spanjën kundër Gjermanisë, takim ky që u mbyll në 1:1.
Traore njihet për fizikun e tij dhe fuqinë në fushë.
🇪🇸 @AdamaTrd37 se incorpora a la Selección tras dar negativo en las pruebas PCR. pic.twitter.com/dDDT9EsaXQ
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 4, 2020