Leo Messi tashmë e ka bërë të ditur të ardhmen e tij, ai do të qëndrojë të Barcelona edhe për një sezon.

Ndërkaq dje, argjentinasi i ka zhvilluar stërvitjet e para me klubin para fillimit të sezonit të ri, shkruan VAR Kosova.

Në një video të publikuar nga “El Chiringito TV” shihet Messi në stërvitjet e para me Barçën, por si duket ai është i lënduar.

Ndonëse këto probleme të Messit nuk u panë në TV, faqja spanjolle i ka publikuar ato në faqen e saj zyrtare në “Twitter”.