Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina i’u është bashkuar skuadrës franceze, Dijon.


Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, shkruan VAR Kosova.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e ofertës, por në vazhdim pritet të sqarohet gjithçka.

Kujtojmë se Celina me Swansean ka zhvilluar 36 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola këtë sezon.