Klubi më i ri i Superligës, KF Arbëria ndeshjet si vendës do t’i zhvillojë në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, shkruan VAR Kosova.
Arbëria është duke punuar në stadiumin e saj dhe për këtë shkak kanë vendosur që ndeshjet si vendës t’i zhvillojnë në stadiumin e njohur “Agron Rama”, në të cilin ndeshjet i zhvillon klubi i KEK-ut.
“Ndeshjet si vendas është vendosur t’i luajmë në stadiumin ‘Agron Rama’ të KEK-ut në Obiliq, për arsye se stadiumi ynë në Dobravë është akoma në rindërtim, ndërsa stadiumi i Ulpianës ka një problem ligjor me komunën”, ka thënë deklaruar zëdhënësja për medie e Arbërisë, Besarta Gashi për VAR Kosova.
Arbëria për herë të parë në histori të klubit do të jetë pjesë e Superligës. Kryesia e klubit detyrën e trajnerit ia kanë besuar Arbnor Morinës, i cili ka përvojë të madhe në elitën e futbollit tonë.
Po ashtu, klubi ka qenë mjaftë aktiv në afatin kalimtar të futbollistëve, duke rikthyer në shtëpi futbollistin e njohur Labinot Ibrahimi. /VAR Kosova/
